Gjendje lufte me Shqipërinë, Tsipras: Negociata më të vështira se me Maqedoninë

Ditën e sotme, kryeministri grek, Aleksis Tsipras, drejtpërdrejt nga samiti i Sofjes ka pranuar faktin se,  Shqipëria dhe Greqia janë ende në gjendje lufte.  Sipas tij, negociata me Shqipërinë janë më të vështira se ato me Maqedoninë.

“Negociatat me Shqipërinë ishin më të vështira se me Maqedoninë, na kanë marrë më shumë kohë. Imagjinoni që kemi për të zgjidhur çështje që janë të hapura që nga Lufta e Dytë Botërore. Jemi ende në gjendje lufte. Është çështja e Zonave Ekskluzive Ekonomike, një çështje e rëndësishme si dhe të tjera mes të cilave edhe respektimin i të drejtave të minoritetit grek. Jemi në rrugë shumë të mbarë, nuk dua të them i sigurt, por jam shumë optimist se do të kemi zhvillime pozitive për këto çështje brenda Qershorit”.

Brenda qershorit, Shqipëria dhe Greqia mund të përmbyllin edhe marrëveshjen për kufirin detar, gjithashtu t’i japin zgjidhje dhe çështjeve të mbetura pezull, nga Lufta e Dytë Botërore./K.C/Dritare.net

LEXO DHE :  Horoskopi i datës 19 tetor 2018

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.