Gjej një pellg në Tiranë e futju jogës!

Nga Fjorda Llukmani

Nëse nuk ke takat për të bërë palestër, joga është disiplina e duhur për ty. Unë për vete historikisht vetëm 1 muaj kam shkuar në palestër. Le që s’kam vullnet njëherë, po më duket dhe shumë e mërzitshme, përveçse e lodhshme. Duke qenë se jam në lëvizje, preferoj një lloj sporti, që të më mbajë jashtë, jo brenda mureve.

Sigurisht në filma kam parë si praktikohet joga. Madje, një mikesha ime bënte shpesh dhe më ftonte ta ndiqja herë pas here. “Ça i gënjen mendja kësaj se, dobësohet pa ngritur pesha, vetëm duke bëre strecing?”,- mendoja me vete duke e injoruar ftesën e saj herë pas here. Një ditë të bukur e gjej veten buzë detit, duke tentuar të relaksoj qafën me ushtrime të thjeshta. Pastaj mendova të kërkoj në Youtube video për joga fillestare. Pas ushtrimeve ndjehesha si pupël e lehtë. Më duket se gjeta sportin e preferuar për t’u marrë.

Një mikesha ime më fton në Tiranë te një event joge, që mblidheshin rreth 200 persona. Vjen njëri me mjekër nga Himalajat. “Është indian.”,-thotë ajo. “Ky tipi bën dhe meditim përveç ushtrimeve. Kot nuk shkon ta shohësh një herë se duket interesant.”,-më shtyn ajo, megjithëse nuk erdhi për vete. Vendosa të shkoja tek pullë, pa e ditur ç’më priste. Për shkak të motit, eventi u mbajt në një prej kalçetove të Tiranës.

Fusha ishte plooot me njerëz, kryesisht femra. Secili me rrugicën me vete, peshqir dhe veshje sportive. Një target grup që s’para më rastis ta has në vende të ndryshme. Prandaj më pëlqeu sepse takova persona të lloj-lloj moshe, që kishin ardhur tek pullë, vetëm si unë. Me pak fjalë joga është disiplinë vetjake. S’ke nevojë për shok, që të bësh ushtrime. Të gjithë ishim në rresht me hapësirë nga njëri-tjetri, duke pritur maestro Yogin e Himalajave. Po të mos dukej tip nëpër foto, s’kisha për të ardhur këtu. Yogi Shivakhanda më tërhoqi si personazh. Dukej tipik njeri paqësor, i dashur, pozitiv, mendimtar…kur erdhi veshur me të bardha dhe një bluze që shkruante “LOVE” e kuptova që kisha të drejtë.

LEXO DHE :  Video/ Ka qenë deputet edhe ky

Pasi na përshëndeti me duar duke thënë ‘namasje’ filloi dhe saga e eventit, që zgjati 4 orë. E filluam me seancën e meditimit, duke kërcyer për 15 minuta me sy mbyllur. “Kërcimi është një formë e meditimit.”, tha Yogi. Në fakt edhe unë kur kërcej, ku s’më shkon mendja. “Joga është për të tashmen, për të jetuar momentin që je tani, ti vetëm, askush tjetër…”,-fliste Yogi. Ai fliste, ne kërcenim me sy mbyllur. Më mbyste kureshtja për të parë, se si kërcenin komshinjtë rreth meje, por nuk doja të bëja me hile. Meditimi zgjati 1 orë e gjysmë duke përfshirë dhe qëndrimin si statujë me muzikë në sfond etj, etj. “Ndieje rrahjen e zemrës tënde, frymëmarrjen, stomakun.”,-thoshte ai, ndërkohë që, unë meditoja për gjërat që më pëlqenin më shumë si: ushqimi, deti, zogjtë dhe malet.

Bëmë pak pushim, pastaj një shoku i Yogit filloi me ushtrime fillestare joge. “Shumica prej jush janë fillestarë këtu, prandaj mos u shqetësoni nëse i bëni pozicionet gabim.”,-u shpreh ai. “Me mu e ka ky!”,- i them vajzës që kisha ngjitur. Ushtrimet e tij deri diku i bëja, pasi jam elastike dhe kam qëndrueshmëri në trup. Ama kur futet Yogi për të bërë ushtrimet e avancuara, desh me doli shpirti nga vendi. Gjithmonë të shoqëruar me muzikë në sfond. Në rreshtin e parë, unë dhe Arbër Çepani ishim më të lodhurit. Shikonim njëri-tjetrin me mëshirë. Teksa të tjerët bënin namin, në disa raste unë u shtriva dhe prita derisa të vinte një ushtrim i përballueshëm. Aaaaa po prandaj thonë që, joga është më mirë se palestra!

Të nesërmen më dhembte çdo muskul i trupit. Ndjehesha shumë e lehtë dhe e kisha tërësisht në kontroll trupin tim. Mos harro kurrë që, “mendja e lëviz trupin!”,-më tha Yogi. Që prej kësaj dite fillova të mendoj seriozisht të ndjek ndonjë grup joge në Tiranë. Sidomos, nëse bëjnë aktivitete në natyrë, është komplet shërim për trupin dhe mendjen. Sa t’më pushojnë dhimbjet e muskujve, shihemi diku nëpër pellgjet e kryeqytetit, ose buzë detit duke medituar me muzikë indianësh./ Dritare.net



Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.