George Clooney: Çfarë mendon Meghan Markle, për deklaratat e shtypit kundër saj!

Aktori i Hollivudit, dhe miku i çiftit mbretëror, George Clooney, ka thënë gjatë një interviste se, Meghan Markle nuk shqetësohet aspak për thashethemet që qarkullojnë në shtyp për të. George tha se, është e padrejtë dhe e pasjellshme ajo që shtypi po bën ndaj Dukeshës së Sussex.

Është pak e padrejtë. E kam parë si shtypi të vërsulet, për arsye krejt qesharake, që në thelb janë asgjë. Ajo nuk ka bërë asgjë, veçse po jeton jetën e saj. Ajo është një grua e vërtetë, e mençur dhe inteligjente, janë një çift i mrekullueshëm dhe i dashur. “,- tha aktori për Meghan Marklen, informon dritare.net

LEXO DHE :  Njihuni me mësuesin më të mirë në botë!

Por mos u shqetësoni shumë, sepse megjithëse tha se janë të padrejta deklaratat e shtypit, George tha gjithashtu se, Meghani nuk shqetësohet farë për ato çka ai shkruan për të.

“Ajo ishte aktore shumë kohë më parë dhe ka qenë në qendër të vëmendjes për një kohë të gjatë, ajo është e rritur dhe e di sesi ta trajtojë atë [shtypin] kështu që mendoj se është absolutisht mirë. Ajo nuk shqetësohet fare.“,- vazhdoi më tej aktori./K.C/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.