Pavarësisht se bëhet fjalë për një shkrim të vjetër, një shkrim i vitit 2014 që komenton marrëdhënien e miqësisë midis dy aktorëve të humorit, Gentian Zenelaj dhe Julian Deda, mesa duket Genti ka akoma gjëra për të thënë. Në dy postime në instagram ai shprehet i penduar që e ka konsideruar mik, aktorin e humorit Julian Deda. Për të shprehur mendimin e tij ai ka zgjedhur shkrimin me titull "A janë më miq Juli dhe Genti?!". Në shkrim flitet për marrëdhënin e tyre dhe se çfarë ka thënë Juli për të :"Julian Deda është shprehur që Genti e ka kopjuar gjithë jetën, madje edhe për statuset e tij në Facebook."
Ndaj Gentian Zenelaj në statusin e parë shkruan: Për disa persona fjala miq nuk ekziston. Sepse një mik asnjëherë nuk të kopjon, siq ka deklaruar ky" . Më pas të dyja postimet janë fshirë nga instagrami i aktorit, por më poshtë keni njërin postim./dritare.net