Gent Zenelaj zbulon arsyen përse nuk flet me Jul Dedën

Dihet që dy aktorët e njohur të Julian Deda dhe Gentian Zenelaj nuk flasin prej kohësh.

Genti Zenelaj i ftuar në emisionin “Thumb”, ka folur për arsyet që çuan në prishjen e miqësisë mes tij dhe Julit.

 

Ai ka treguar se me Julin ka pasur hatërmbetje për shkak të statuseve. Julin e ka pasur një njeri të afërt dhe aktori është shprehur se kur të mërzisin njerëzit e afërt ndihesh i vrarë brenda vetes. Por pakënaqësitë e mëdha filluan që prej largimit të Ermalit nga “Apartamenti 2xl”. Organizatorët dëshironin që Ermalin ta zëvendësonin me Albanon dhe Genti nuk ishte aspak dakord me këtë gjë. “Në qoftë se një ditë do të ketë “SHBLSH”, ata do jenë Gentian Zenelaj, Julian Deda dhe Ermal Mamaqi. Askush tjetër! Sa herë që tentonin të fusnin Albanon mua më krijohej konflikt. U thoja: SHBLSH-at lëri, krijo ‘Apartamentin 2xl’,” –është shprehur Genti, i cili ka vazhduar: ”Isha lodhur me televizionet ku paguhesha pak, ku vonohej rroga. E pashë veten 10 vjet në televizion dhe s’isha i zoti të paguaja kredinë. Pastaj erdhi Agon Channel. U thashë le të ngelemi miq, nuk e panë kështu. Më thanë o me ne, o me ata. Unë vazhdova jetën time ata të tyren,“ –ka përfunduar Genti. V.D/Dritare.net/

LEXO DHE :  Këngëtari shqiptar rrëfen historinë e veçantë të dashurisë

 

 

 

 

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.