Vritet gazetarja në Irlandë, policia dyshon për incident terrorist
E Premte 19 Prill 2019, 10:10
Dritare.net
Lyra MCkee, 29 vjeç, u vra gjatë mbrëmjes të së enjtes.
Ndihmësi i Shefit të Sigurisë, Mark Hamilton, tha se “New IRA”, fshihet pas kësaj ngjarje, megjithatë detektivët kanë nisur hetimin për zbardhjen e ngjarjes.
Ai shpjegoi sesi kishte ndodhur ngjarja, duke thënë se një person i armatosur qëlloi me armë në drejtim të policisë, ndërsa gazetarja ndodhej pranë, u plagos.
“Ajo u mor nga makina e policisë nga vendi i ngjarjes, u nisën për në spital, por fatkeqësisht gjatë rrugës ajo ndërroi jetë”, tha Hamilton./E.B-dritare.net