Gazetarja e njohur lë karrierën, i bashkohet politikës
Dritare.net
Xharra pak muaj më parë akuzoi rëndë PDK duke e quajtur parti mafioze, dhe për ish-shefin e grupit parlamentar të PDK Adem Grabovci, Xharra shprehej se e bën atë për të vjellë. Kohë më parë Xharra e quante Kadri Veselin si ish-shefin e SHIKU-t në kohën e Millosheviçit por sot ajo Veselin e quan shef të partisë së saj.
Në maj të vitit 2014 Xharra e quante PDK “parti që pret duart” duke ju referuar një punëtori të saj që kishte humbur duart në vendin e punës të një anëtareje të PDK, dhe e konsideronte këtë parti si parti që ndjell frikë dhe ndër të tjera në shkrim theksohej “Tash na mbetet të shohim se kush e ka radhën të shantazhohet, kërcënohet e të shkelet nga margaritarët e PDK, kur preken interesat e tyre”.
Xharra është tallur me konventën e PDK dhe ish-zv.kryeministrin e PDK Hajredin Kuçi dhe e akuzonte atë për gjendjen e rëndë të burgjeve në Kosovë.
E akuzat e drejtëpërdrejta Xharra i vazhdoi duke shkruar në faqen e parë të gazetës që drejtonte se PDK kishte falimentuar PTK (Post Telekomunikacionin e Kosovës).
Xharra njihet si zë i rëndësishëm i mediave kosovare, por mesa duket edhe në Prishtinë si në Tiranë, ajo që vlen është politika. Megjithatë keqardhje që medias do i mungojë një zë antikonformist si i Arbanës, i urojme rrugë te gjatë në politikë./ dritare.net