Gazetarja e njohur Ilva Tare, do të bëhet mami për herë të dytë. Motër apo vëlla për Melody?
E Diel 2 Prill 2017, 19:07
Dritare.net
Ilva Tare është në pritje të ëmbël. Miqtë e saj të afërt na kanë thënë se muajt e parë të shtatzënisë kanë kaluar tashmë, pa shumë shqetësime. Tani që kemi mësuar për lajmin e mirë, mund të gjejmë edhe arsyen e veshjeve pak më të lirshme të kohëve të fundit. Por vetëm veshjet ama. Sepse asgjë tjetër nuk duket të ketë ndryshuar tek Ilva, që pas pak muajsh do t’i sjellë Melody-së një bebi motër ose një bebi vëlla. /Tiranapost