Gazetari: Turp, Erion Braçe goditi me çakmak arbitrin Koçi
Dritare.net
Por, gazetari i RTSH Ervin Baku ka shkruar se deputeti socialist, njëherësh tifoz i Partizanit Erion Braçe ka goditur me çakmak arbitrin e ndeshjes Andi Koçi.
“TURP! ERJON BRAÇE GODET ME ÇAKMAK ANDI KOÇIN
Sot u luajt ndeshja Partizani – Skënderbeu. Më e rëndësishmja e javes së 30-të të Kategorisë Superiore në futboll. Isha në stadium. Në tribunën e shtypit. Ndeshja përfundoi. Si përfundoi? Fitoi Skënderbeu 0-1. Po kjo për mua nuk ka absolutisht asnjë rëndësi. Si në çdo ndeshje, në tribunë ishte edhe deputeti Erjon Braçe. E respektoj si ligjvënës aktiv, të mirë, të vendit tim. E respektoj edhe pasionin e tij për futbollin. Por sot deputeti Braçe bëri një gjest të shëmtuar. Shumë të shëmtuar. Në përfundim të ndeshjes goditi me çakmak gjykatësin e ndeshjes Andi Koçi. Si ka mundësi??? Si??? Deputeti duhet të ulë gjakrat e tifozëve të irrituar. Jo të ndezë gjakrat. Nuk më intereson fare si gjykoi Andi Koçi. Fare. Edhe sikur ta ketë bërë “baltë”… Deputeti duhet të jetë “model” për shoqërinë. Kudo. Edhe në stadium. Kushdo qoftë ai. Edhe tifoz i Partizanit.”-shkruan gazetari./ I.M-Dritare.net