Gazetari tregon si e realizoi audiopërgjimin e Agron Xhafajt

Gazetari Jetmir olldashi, në një intervistë në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, ka dhënë të tjera detaje lidhur me audiopërgjimin për vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Olldashi ka thënë se audiopërgjimi ka nisur në tetor të 2017 pasi dëshmitari X i njohur si “Babalja”, Albert Veliu ka pasur zemërim ndaj personave të përfshirë në skandal.

Ai ka thënë se përgjimi ndaj Agron Xhafajt, ka nisur pasi policia ka goditur grupin e Habilajve, ndërsa ka treguar dhe se si është realizuar përgjimi.

” Audiopërgjimi është bërë me 24 tetor 2017, ka qënë vetëm një ditë. Janë regjistruar rreth dy orë e pak. Babalen e takova disaherë në Tiranë, ai shprehu disa gjëra të rënda për trafikun e drogës në Vlorë. Ai u vetëofrua për të bërë denoncimin.

LEXO DHE :  Sherr me thika në Fier, humb jetën adoleshenti

Ajo ishte një lloj hakmarrje dhe zëmërimi i brendshëm rreth njerëzve që kishte bashkëpunuar. Kjo kohë përkoi me kohën e arrestimit të Habilajve. Ai u afrua personalisht me më treguar se ku do blihej droga. Ishim vetëm ne të dy. Morëm ca pajisje të thjeshta përgjimi. Shkuam në Vlorë tek lokali i ministrit të Brendshëm, pasi ai mendonte se ishte i përfshirë në trafikun e drogës, por edhe njerëz të afërt gjaku të ministrave të tjerë”,-u shpreh Olladashi./d.m-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.