Gazetari rus Babchenko është gjallë!

Gazetari rus që u raportua një ditë më parë se është vrarë në banesën e tij në Kiev është gjallë. Lajmi është konfirmuar nga kreu i Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës. Ai tha se gazetari rus dhe kritiku i Kremlinit, Arkady Babchenko, është gjallë. Ky lajm vjen një ditë pasi autoritetet ukrainase njoftuan se ai është vrarë nga një person i armatosur në apartamentin e tij në Kiev.

LEXO DHE :  Pasi të shikoni këto foto, do të doni të ktheni kohën pas

Vetë Arkady Babchenko,  ka deklaruar se është gjallë duke pretenduar se vdekja e tij ishte insinuuar për të kapur autorin që e qëlloi me armë.

Babçenko falenderoi shërbimet e sigurisë dhe u kërkoi miqve të tij dhe gruas së tij, ta falnin për vuajtjet që duhej të duronin duke menduar se ai kishte vdekur. V.D/Dritare.net/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.