Gazetari: Pse e ke yllin në kravatë? Rama: A je në vete!
E Martë 16 Tetor 2018, 23:11
Dritare.net
Në lidhje me këtë simbol, Rama është pyetur nga gazetari Andi Tela për domethënien e yllit.
Andi Tela: Çfarë simbolizon ylli në kollare? Ditë e veçantë sot ka gjë lidhje?
Edi Rama: Kur të dish autorin e kravatës, të çon për shpifje dhe në vendin e autorit të kravatës ikën në burg…
Andi Tela: Pse pikërisht sot?
Edi Rama: Shijet nuk diskutohen. Dhe kur pyet për kuptimin e një shenje bën pyetjen që bënte realizmi socialist, lidhja e formës me përmbajtjen. Kjo është thjesht kënaqësi.
Çfarë date është sot?
Robert Rakipllari: Është 110-vjetori i lindjes së merhumit.
Edi Rama: Ju kujtoni merhumin unë kujtoj Ismail Qemalin./ I.M-Dritare.net