Gazetari nga Arabia Saudite regjistroi vdekjen e tij në orën Apple
Dritare.net
Pas Presidentit Donald Trump, ka reagaur edhe kreu i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres i cili kërkon të vërtetën.
Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres i tha BBC-së se kishte frikë se zhdukje të tilla do të ndodhnin më rregullisht dhe do të bëheshin si gjëra “normale”.
Gazetari anti-qeveritar saudit që ishte edhe opinionist në “Washington Post” u pa për herë të fundit duke hyrë në konsullatën e Arabisë Saudite në Staboll, dhe nuk doli më kurrë.
Ai mendohet të ketë regjistruar vdekjen e tij me një orë “Apple” gjë e cila mund të zbardhë të vërtetën e plotë.
Hatice Cengiz, e fejuara turke e Khashoggi, i tha Associated Press të premten se Khashoggi kishte veshur një orë Apple kur hyri në konsullatë dhe hetuesit po shqyrtonin celularët e tij, të cilat ai kishte lënë me të.
Përfaqëuesit e Apple, kanë deklaruar se është ende e paqartë nëse videoja është transferuar nga ora në pajisjen e tij celulare.
Nga ana tjetër Turqia ka pretenduar se ka prova audio dhe video të vrasjes brenda konsullatës së gazetarit./ I.M-Dritare.net