Gazetari: Ja ç’bëri kryeprokurori Llalla me ambasadorin Lu!
Dritare.net
Ҫani është pyetur nëse teza se Kryeprokurori i Përkohshëm i Përkohshëm do të jetë në kontroll të Ambasadës Amerikane, dhe është shprehur se kjo gjë është e vërtetë dhe se Adriatik Llalla shfaqi një guxim të madh që ka bërë deklaratat të forta ndaj Lu-së.
“Nuk e kuptoj ku e ka gjetur fuqinë Llalla që të bëjë gjithë këtë konflikt me ambasadorin Lu? Pyes veten se ku e ka gjetur forcën që u fut dhe u përfshi publikisht. Pra u mbrojt publikisht duke bërë karshillik, duke thënë disa gjëra që kishin të bënin me ambasadorin Amerikan dhe ky është guxim i madh. Për mendimin tim, Llalla apo kushdo qoftë prokuror i ka bërë një kontribut këtij vendi, i cili po shfaqet gjithandej si një vend super amerikan. Llalla ka thyer një tabu,” tha Çani./ I.M-Dritare.net