Gazetari investigativ nxjerr zbuluar policinë e Elbasanit: Ja si organizohen pengmarrjet brenda qytetit!

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në “Ora News” ka zbuluar fakte të forta të asaj që ndodh në qytetin e Elbasanit dhe përplasjes së grupeve kriminale atje. Hoxha thotë se ka pasur edhe pengmarrje dhe jo vetëm që nuk janë raportuar, por nuk është pranuar as denoncimi i qytetarëve në polici.

  “Çfarë po ndodh në Elbasan? Pati një tentativë për disa muaj që policia ta merrte në kontroll situatën pasi kishte dalë jashtë kontrolli. Sot ku jemi? Keni dëgjuar gjë muajt e fundit të ndodhë gjë në Elbasan? Policia nuk raporton më asnjë aksion apo operacion në atë qytet. Por, çfarë po ndodh? Unë kam hulumtuar me kujdes dhe me rezulton me dhjetëra raste eksploziv, djegie makinash, djegie banesash dhe për më tepër rrëmbim personash.

Nga një informacion i fundit që kam më rezultonte që skuadrat inteligjente të Policisë së Shtetit, ishin vënë në dijeni që grupi në Elbasan kërkonte vrasës nga qytete të tjera sepse nuk mund të arrijnë dot njëri-tjetrin dhe ia njohin përbërjen strukturore, kërkojnë vrasës të panjohur në qytet. Në katër rastet e fundit, autorët janë të ardhur sepse janë kontraktuar për të marrë përsipër atentate brenda atij qytetit. Për sa kohë nuk ndërhyn shteti, është e papranueshme që të goditet skuadra operacionale e Shqipërisë të mos ketë asnjë masë dhe prokurori që kërkon të rihapë dosjen, transferohet menjëherë. Duhet t’i paraprijmë një situate që mund të shkaktojë viktima të pafajshme. Nëse në atë qytet rrëmbehen qytetarë dhe nuk reagon kush, atëherë ku po vemi?! Kjo situatë nuk mund të vazhdojë pafundësisht”-shprehet Artan Hoxha./d.m-dritare.net

Raporti italian për kanabisin, Hoxha: Shifrat vërtet të frikshme, të merren masa

Raporti italian për kanabisin, Hoxha: Shifrat vërtet të frikshme, të merren masaPër më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/raporti-italian-kanabisin-hoxha-shifrat-vertet-te-frikshme-te-merren-masa

Gepostet von Ora News am Donnerstag, 12. Juli 2018

LEXO DHE :  Pushimet e para për Khloe, Zaimina: Faleminderit Zot!

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.