Gazeta zvicerane do të shkruajë shqip për tifozët shqiptarë
E Hënë 6 Qershor 2016, 12:12
Dritare.net
“Gjatë tanë javës se ardhshme gazeta Blick ju informon në gjuhën shqipe”, ishte mesazhi që u shfaq sot në faqen e parë të kësaj të përditshmeje, duke njoftuar tifozët e shumtë shqiptarë në Zvicër se mund të siguronin aty informacione rreth kuqezinjve, po aq sa për përfaqësuesen vendase.
Gjatë kohëve të fundit, duke parë interesin e tifozëve shqiptarë, mediat zvicerane thuajse kanë kaluar në plan të dytë kombëtaren e tyre, për të publikuar e postuar në faqet e tyre të internetit me vazhdimësi intervista apo informacione rreth kuqezinjve të De Biazit.