Gardisti vret gruan, nuk donte që ajo të punonte
E Martë 12 Shkurt 2019, 11:11
Dritare.net
Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e tyre në Allias, ndërsa mësohet se në banesë është ndodhur dhe vajza e tyre e vogël.
Vrasja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta, pasi bashkëshorti nuk dëshironte që 36-vjeçarja të fillonte punë.
Sipas dëshmive të fqinjëve, çifti ishin një familje model dhe asnjëherë nuk kishin dëgjuar për ndonjë konflikt mes tyre.
Gardisti kishte 15 vjet që shërbente në Gardën e Republikës, ndërsa bashkëshortja e tij nuk punonte. Ajo shoqëronte çdo ditë vajzën në çerdhe, sipas fqinjëve./E.B-ditare.net