Gangsterja nga Elbasani që fitoi Miss-in: Jam e para në Ballkan në matematikë e fizikë
Dritare.net
Por si të mos mjaftonte kjo, Trejsi është bërë e famshme edhe në rrjetet sociale, falë fotove të shumta që poston, ku tregon jetën luksoze, makinat e shtrenjta etj.
Së fundmi e reja fitoi edhe Miss Universe Albania mes shumë komentesh negative, të cilat thonin se nuk e meritonte.
Por si për habinë e fansave dhe atyre që nuk e simpatizojnë, ajo ka habitur me deklaratat e bëra gjatë një intervistë për VIP. Adoleshentja ka thënë se veçse modele, është edhe prej 8 vitesh e para në Ballkan, në matematikë e fizikë.
Konkretisht Trejsi shprehet:
"Në kohën time të lirë merrem me shumë kurse, aktivitete plus shkollës, jam një nxënëse shumë e mirë, jam prej 8 vitesh e para në Ballkan në matematikë dhe fizikë, kam një anglishte të përsosur, kam një gjermanishte të përsosur dhe një frëngjishte të përsosur"./d.m-dritare.net