Çfarë dëshmon gafa e PD-së, Pandeli Majkos, Tritan Shehut e shumë vëllezërve të tjerë nga Shqipëria, të cilët si duket ranë pre e lajmeve të rejshme mediatike, të cilat thonin se BDI dhe VMRO kanë zyrtarizuar gjuhën shqipe, BDI do ketë 8 ministri (bile edhe MPB), kreun e Kuvendit e ku ta di se çfarë? Aq larg jemi, aq barriera komunimi kemi, aq shumë u besojmë lajmeve apo aq shumë dëshirë patën që BDI të shkojë në koalicion me VMRO-DPMNE-në, siç dëshironin edhe disa emra të njohur mediatik të Kosovës dhe Shqipërisë.
Gafa është shqetësuese, PD të kërkojë falje publike! Sa pak njihemi, sa pak komunikojmë, sa pak dimë për njëri-tjetrin dhe sa i largët është bashkëpunimi i mirëfilltë. Pa komunikim, nuk ka njohje, pa komunikim më shumë do jemi komshinj se sa vëllezër.
E kam përmendur njëherë që në komunizëm "Kinezët ishin vëllezër, ndërsa kosovarët miq". Kinezët nuk janë, por ne trajtohemi si miq apo si komshinj!