Futbollisti zhdëp me grushte arbitrin në stadiumin e Tiranës
E Diel 20 Maj 2018, 11:11
Dritare.net
Tashmë që kampionati iu drejtua fundit, nuk kishin si të mungonin edhe disa grushte të fundit.
Sot në ndeshjen Shkumbini-Veleçiku, pas vërshëllimit të Klajdi Kolës, njëri prej futbollistëve të Shkumbinit ka goditur me grushte gjyqtarin.
Pas dhunës të pësuar, Kola është larguar me vështirësi nga fusha, megjithëse ka ofenduar futbollistin në fjalë, duke tentuar ta arrijë atë.
Arbitri u kontestua në këtë ndeshje, pasi akordoi një penallti për Veleçikun, ndërsa vendimet e tij dërguan Shkumbinin në Kategorinë e Dytë.
https://www.facebook.com/dritare.netsport/posts/2094269203935970