Fuste në kurth kalimtarët, biondja habit me dëshminë: Kisha vetëm 10 ditë që e njihja...
Dritare.net
Në vijim të operacionit “Gracka”, shërbimet e Komisariatit nr.6 kanë vënë në pranga Kristina Pjetrin, të dashurën e Fatjon Bushgjokës, ideatorit të vjedhje. Vajza po mbahej nën vëzhgim prej mbrëmjes së të hënës dhe u ndalua pranë një blloku pallatesh pranë Kthesës së Kamzës, pas një spitali privat, shkruan “Panorama”.
22 vjeçarja nga Puka ka pranuar gjithçka, duke thënë se ka pranuar të kryejë vjedhje në emër të dashurisë që kishte për Fatjonin, edhe pse ka rrëfyer se ishte lidhur me të vetëm prej 10 ditësh. “Është e vërtetë që kam marrë pjesë në vjedhje. U binda nga Fatjoni, pasi e doja shumë. Isha lidhur me të para 10 ditësh, por u dashurova menjëherë me të”, ka thënë Kristina Pjetri.
Ajo ka pranuar se ka bashkëpunuar në 3 raste vjedhjesh. Të parën më datë 28 mars, dhe dy të tjera brenda ditës, më 1 prill. Ajo ka futur në grackë tre djem të rinj dhe u ka kërkuar celularët për të kryer një telefonatë, ashtu siç ishte skema. Të tre kanë pasur “iPhone 6 S”. Në Polici ajo ka treguar edhe episodin e fundit, kur u përballën me një makinë të Policisë, pas një qendre tregtare dhe arritën t’i iknin. Nga ai moment ajo është shprehur se i dashuri e ka përcjellë në shtëpi me taksi dhe më pas ka dëgjuar lajmet për arrestimet.