Fustane më të veçantë se këto nuk kishim parë. Ja si u duk Elvana dje në koncertin e Prishtinës!
E Hënë 18 Shkurt 2019, 09:09
Dritare.net
Në 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës Elvana ka performuar live mbrëmë në koncertin e Prishtinës.
para kësaj dalje, këngëtarja është treguar e kujdesshme në çdo detaj. Me një fustan të fryrë në ngjyrë blu të errët dhe mjaft energjike, Elvana ka lënë për publikun emocionet që linte gjithmonë kur ajo ishte në skenë, me këngët për Shqipërinë e Kosovën por jo vetëm.
Ndërsa fustani tjetër në blu të hapur, ashtu si flamuri i Kosovës, pa harruar edhe detahet e yjeve tek kapelja që mbantte në kokë.
Pjesë nga performanca e Elvanës në Prishtinë janë transmetuar përmes Instastorit edhe nga moderatori i njohur Ermal Mamaqi, teksa ka ndjekur nga publiku së bashku me Amin, këngët e Elvanës.