Fushata, Manastirliu/ Ja cilët deputetë dhuruan gjak!

Jeta është sfiduese dhe ndonjëherë nuk është në dorën tonë që t’i përballojmë këto sfida. Lufta me jetën është tepër e vështirë, dhe sidomos kur je një fëmijë. I tillë është dhe fati i shumë fëmijëve që vuajnë nga talasemia, vuajnë nga mungesa e gjakut. Gjaku është lëngu i jetës dhe asnjë industri farmaceutike nuk mund ta prodhojë atë. I vetmi burim është ai i dhurimit nga njerëzit, në mënyrë vullnetare, pa pagesë.

Shumë nisma ndërmerren nga shoqata dhe fondacione për dhurimin e gjakut, për fëmijët talasemikë, dhe një nismë të tillë e ka ndërmarrë edhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Nën moton “ 10 minuta për të shpëtuar 3 jetë!”, ministrja Ogerta Manastirliu ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të dhurojnë gjak, sepse gjaku do të shpëtojë jetën dhe do përmirësojë shëndetin e fëmijëve që kanë nevojë.

LEXO DHE :  Pas ndarjes nga i fejuari, Ariana Grande merr vendimin drastik

Manastirliu e nisi fushatën duke dhuruar vetë e para, bashkë me stafin e saj, e mbështetur dhe nga shumë stafe të tjera spitalore, që nuk kanë nguruar të bëhen dhurues vullnetarë.

Thirrjen e saj, për të dhuruar gjak, Manastirliu e ka shtrirë deri në Kuvendin e Shqipërisë, nga ku shumë deputetë i janë përgjigjur pozitivisht, për të dhuruar gjak, për fëmijët talasemikë. Disa nga ata ishin: Mimi Kodheli, , Pjerin Ndreu, Valentina Duka, Myslim Murrizi, ministrja Lindita Nikolla etj.

Gjak nuk mund të dhurojnë të gjithë, por ata që munden le ta bëjnë, sepse dhurimi i gjakut dhe shpëtimi i një jete fëmije, është akti më human që mund të bëni!/E.B-dritare.net



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.