Nuk themi kot se pavarësisht se moda ndryshon vit për vit, stilistet risjellin veshjet e viteve të hershme, por në mënyrë më moderne. Fashionistet janë ato të cilat eksperimentojnë me veshjet e tyre dhe guxojnë me veshje të çuditshme por të bukura.
Kohët e fundit kemi hasur se fundi ngjyrë kafe me pika të bardha është bërë trend, këtë na i vërtetojnë edhe fashionistet pasi ky lloj fundi është fiksimi i tyre këtë pranverë. Si mund të mos jetë, pasi ai është shumë i bukur, i rehatshëm dhe mund ta vishni në çdo orë të ditës.
Hidhni një sy tek fototogaleria, se sa bukur e kombinojnë fashionistet këtë fund dhe sa elegancë i jep pamjes tuaj./D.My-Dritare.net