Fundi i terrorit nga ISIS/ Shteti islamik bën rezistencën e fundit

Organizata terroriste ISIS, duket se është në frymën e fundit, dhe bota nuk do të tronditet më nga sulmet terroriste, të paktën nga ata që u kthyen në tmerr për shumë vite.

Ajo pjesë që ka mbetur nga ISIS, po bën rezistencën e fundit ndaj forcave demokratike siriane të mbështetura nga SHBA, në zonën e fundit që u ka mbetur nën pushtimin e tyre në lindje të Sirisë, pranë kufirit me Irakun.

Një zëdhënës i SDF-së i tha Associated Press se ata që po mbrojnë fortesën e mbetur të ISIS-it në vend, janë xhihadistët më me eksperiencë.

Edhe pse vetëm dy vite më parë ISIS, zotëronte pjesë të mëdha të Irakut dhe Sirisë, tanimë kanë nën kontroll vetëm një provincë të vogël siriane, Deir al Zour.

LEXO DHE :  Foto/ Lulet që duhet t'i mbani në shtëpi, për të pastruar ajrin!

Luftimet në këtë zonë janë të ashpra, siç thotë zëdhënësi iSDF-së; duke pasur parasysh se çfarë xhihadistët janë mbledhur atje, mund ta imagjinoni vetë egërsinë e betejës, shton ai.

Por, pavarësisht që janë thyer në pjesët më të mëdha, militantët e shtetit islamik janë ende të shumtë, pasi llogariten rreth 14.000 deri në 18.000 militantë në Irak e në Siri, 3000 nga të cilët janë të huaj./ I.M-Dritare.net

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.