Fundi i marrëzisë, apo marrëzia e fundit?

Nga Dritan Hila-Editorial Emisioni Arena

Një ndër aksionet e para të ndërmjarra nga qeveria e majtë kur erdhi në pushtet në vitin 2013, ishte “Fundi i marrëzisë”. Aksioni grumbulloi me mijëra makineri të lojrave të fatit të shpërndara në 4.000 pika ku vetem 900 ishin te regjistruara dhe liçensuara

Por mes kumarit dhe basteve sportive ka një diferencë jo të pakët.

Bastet sportive janë një lojë e vjetër në Shqipëri që nuk mundi ta ndalte as komunizmi. Shume prej nesh i mbajne mend skedinat ilegale që bëheshin në çdo qytet të Shqiperisë ku nuk mungonte as kampionati Italian.

Në vitin 96 ky treg u liberalizua. Ishim një hap përpara fqinjëve tanë apo Italisë që e liberalizoi nga monopoli shtetëror veteëm në vitin 2005.

Modeli i parë i propozuar nga sipermarrësit shqiptarë të kesaj fushe ishte për hapjen e vetëm 50 sallave në gjithë Shqipërinë. Por askush nuk u morr seriozisht me këtë aktivitet nga pala qeveritare.

Ndërkohë sipërmarrësit seriozë bashkohen në një shoqatë që quhet Shoqata e Basteve Sportive. Aktualisht në përberje të saj janë tre kompani: Top Start, ITSGA, Lotto Sport. Aktiviteti i saj është i shtrirë edhe në Kosovë e Malin e Zi. Modeli i tyre është ai i basteve në kohë reale, çka i bën avangarde në rajon.

Aktiviteti i SHBS kap një xhiro rreth 80 milionë dollarë në vit. Nga të cilat 30 milion derdhen në buxhetin e shtetit. Pastaj, hyjnë taksat e pushtetit vendor, që janëe rreth 3 milion, ato të arsimit e të tjera. Me pjesen e mbetur bëhet shperblimi i fituesve të basteve dhe fitimet e sipërmarrësve. E gjithë paraja që qarkullon mbetet brenda territorit shqiptar.

Megjithese nje aktivitet i cili nuk është për tu injoruar, në asnjë ligj të bërë për rregullimin e tij, nuk është marrë mendimi i grupeve të interest. As në vitin 2008 kur u bë ligji dhe as më vonë.

Në vitin 2015 u miratua ligji 140 i cili ju linte dy vjet afat ëtyre pikave që të reduktoheshin dhe vendoseshin në pika të përshtatshme për higjenen sociale. Pra dhjetori i vitit 2018 do të ishte muaji i fundit kur këto aktivitete do të përshtateshin.

Por papritmas shefi i qeverisë deklaron mbylljen e tyre. Me një të rënë të lapsit, 4.300 pika dhe 5800 dalin jashte aktivitetit. Kostoja ekonomike do të jetë jo vetëm për buxhetin e shtetit por edhe per shoqerine. Mijera lokale dhe familje do të gjenden përballe të panjohurës.

LEXO DHE :  12 mënyra për ta kuptuar nëse kompjuteri yt është sulmuar, dhe ҫfarë duhet të bëni

Nuk mund të thuash që nisma e kryeministrit nuk ka përkrahje. Për shumë njerëz ky aktivitet identifikohet si i kapur nga krimi i organizuar dhe shkatërrues i shumë familjeve. Kjo edhe për faktin se kufiri mes basteve dhe lojrave te fatit apo kumarit siç quhet, shpesh është i mjegullt.

Ndërkohë personat e rregjistruar në këtë veprimtari, nuk rezultojne me të shkuar kriminale. Por ekspertët thonë se pikerisht mbyllja e tyre do të bëjë që aktiviteti të rrëshqasë në kushtet e ilegalitetit dhe kështu të bëhet pre e bosave të jetës se nëndheshme.

Ata parashikojnë që kjo do t’i çoje krimit të organizuar nje buxhet vjetor prej 40 milion dollarësh. Pikërisht ato që merrte shteti.

Nderkohe bastet online nuk do pushojnë, dhe nga 50 milion dollarë që luajnë shqiptarët me kompanite e huaja, parashikohet një dyfishim i tyre dhe rrjedhimisht i parasë që del jashte kufijve.

Por nuk mungojne as zërat për interesa okulte.

Zerat thone se kompania Bastarena që shihet e reklamuar tashmë në shumë portale, nuk do të jetë e prekur nga kjo iniciative ligjore pasi ajo është e rregjistruar si lojra elektronike ne distancë. Pronar i saj është shoqëria Univers Sha, e cila vetë ajo ka pronar të panjohur të rregjistruar në shoqëri offshore. Asetet e saj janë rreth 7 milionë euro të rregjistruara në garazhe makinash. Dhe gjithë ky truk ligjor nuk do të pengojë që të përthithe fluksin e parave qe do iki nga pikat që mbyllen.

Akuzat jane se në këtë aferë kanë dorë njerëz të afert me pushtetin.

Por kjo eshte nje çeshtje që kërkon investigim të veçante.

Ndërkohe fjala e përhapur se ka programe për riintegrimin e punonjësve të këtyre pikave që mbyllen, deri me sot rezultojnë të paverteta. Askush nuk i ka kontaktuar.

Ajo që shpresojnë është që qeveria përpara se te marrë hapin e fundit, të ulet dhe për herë të parë të konsultohet me ta. Mijëra prej tyre janë të zhytur nëe kredi, këstet e të cilave nuk e dinë sesi do t’i paguajnë me ardhjen e janarit./ Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.