Ftohet moti, temperaturat deri në 0 gradë
E Mërkurë 24 Tetor 2018, 21:09
Dritare.net
Temperaturat në këto ditë vjeshte do të vijojnë të bien. Nga “Meteoalb”, mësohet se, këtë të enjte temperaturat priten të ulen në zero gradë celsius. Por ju mos u shqetësoni, pasi fundjava do të jetë më e ngrohtë dhe me temperatura më të larta. Të premten, dhe ditët në vijim temperaturat do të rriten, duke shënuar maksimumin 27 gradë celsius./K.C/dritare.net