Fshiva disa njerëz nga Instagrami, dhe ja si ndryshoi jeta ime!

E gjitha nisi me Instagramin e një blogereje. Ajo nuk po bënte asgjë irrituese apo të tmerrshme, por unë u ndjeva keq sapo pashë një foto të sajën. Nuk mbaj mend çfarë fotoje ishte apo se çfarë kishte shkruar poshtë saj, por di që mora shumë pakënaqësi.

E njëjta gjë më ndodhi dhe disa javë më vonë, me një tjetër vajzë nga shkolla, e cila gjithmonë kur e shoh më kujton se nuk jam edhe aq e bukur.

Në atë moment vendosa të mos i ndiqja në Instagram, pasi nuk kisha nevojë për to. “Pse duhet të përmbys jetën time, duke ndjekur njerëz që më mërzisin?”, thashë me vete.

I fshiva dhe bota nuk mbaroi aty. Fshiva dhe disa blogere të tjera, gjithashtu.

Kështu, misioni im i ri është të shpëtoj nga palumturia që të sjellin rrjete sociale.

Është e vështirë të bësh një detoksifikim digjital në mediat sociale, por duhej ta bëja pasi ata po më bënin të ndihem jo e lumtur gjatë gjithë kohës. Plus, mediat sociale na pëlqejnë kur ne gjejmë një hapësirë të rehatshme dhe të shëndetshme për ne.

LEXO DHE :  Haradinaj: Nuk kemi bërë marrëveshje për të ndarë Kosovën

Unë vendosa që të ndiqja llogari Instagrami me ushqime të shëndetshme, instruktorë stërvitje, blogerë me foto mahnitëse të natyrës, llogari memesh, familjarët e miqtë e mi.

Pra, me pak fjalë, fillova të ndjek gjëra që më bëjnë të ndihem e lumtur dhe të qesh me zë të lartë.

Duke u treguar më selektive me njerëzit të cilët i ndiqja në Instagram, u bëra edhe më ndërvepruese. Më bëri të kujdesesha për veten, të isha më e lumtur,  dhe kuptova se kisha marrë vendimin e duhur.

Mediat sociale nuk janë një vend toksik, ashtu siç pothuajse të gjithë i konsiderojnë, por ju duhet të bëni hapin e parë për ta bërë atë një mjedis që ju sjell lumturi./Burimi: Popsugar/E.B-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.