FSHF sqaron akuzat e Shaqirit: Dyert e hapura për këdo
Dritare.net
FSHF reagon pas publikimit të një postimi në Facebook, gjatë ditëve të fundit ku kryefjalë, ishte Xherdan Shaqiri.
Sipas asaj që shkruhej, në postim hidheshin akuza të rënda ndaj institucionit të futbollit shqiptar për mos grumbullimin e Shaqirit me fanellën kuqezi.
Gjithsesi, FSHF ka qartësuar se në këtë rast bëhet fjalë për një profil fals me emrin e sulmuesit të Zvicrës dhe asgjë nga ato që është shkruar nuk është e vërtetë.
Ky është reagimi i FSHF-së
FSHF shpreh keqardhjen që në ketë moment fantastik të historisë së futbollit tonë që po e jetojmë të gjithë se bashku fale djemve të Kombëtares, trajnerit dhe ekipit drejtues të FSHF, një profil fallco ne facebook dhe një status i rreme i Xherdan Shaqirit, marrin jehone përmes portalesh të caktuara, duke dëmtuar imazhin e FSHF.
Ne vlerësojmë çdo pikëpamje kritike mbi punën dhe nuk mund t’i heqim të drejtën askujt që të mendoje se Kombëtarja duhet të fitoje çdo ndeshje dhe uron që fallcitetet e profileve të rreme në facebook te mos përfshihen në debatin e shëndetshëm pasi dëmtojnë rëndë Kombëtaren në ketë moment historik.
FSHF u është mirënjohëse të gjithë lojtareve të Kombëtares për përkushtimin e tyre maksimal dhe pavarësisht fjalëve që i merr era, ka bërë e do të bëjë vetëm një politike: Dyer të hapura për këdo sipas meritës!