FSHF i kundërpërgjigjet Erjon Braçes: I vetmi në parlamet që sillet si tifoz i një ekipi

FSHF-ja i është përgjigjur Erjon Braçes përmes një deklarate në faqen zyrtare. Në komunikatë thuhet se është një veprim i përsëritur nga i njëjti deputet që sillet si tifoz në parlament dhe ligjvënës në shkallët e stadiumit.

“Sot, fatkeqësisht, si edhe disa herë të tjera, në mënyrë të përsëritur nga i njëjti deputet, por fatmirësisht për reputacionin e parlamentit shqiptar, i vetmi që në parlament sillet si tifoz i një ekipi, dhe në shkallët e stadiumit si ligjvënës, pamë jo vetëm gjuhë ofenduse por edhe kërcënuese, që në subkoshiencë fshehin ëndrrën e vjetër të nje segmenti të caktuar të politikës për të pushtuar me dhunë FSHF-në.”

Deputeti dhe kreu i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe shprehu pakënaqësi ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit lidhur me ligjshmërinë fiskale teksa thirri në interpelancë ministrin e Financave, Arben Ahmetaj. Braçe kërkonte të dinte sa është tatimi mbi të ardhurat e personave që paguhen nga FSHF-ja dhe sa është 10% që i takon buxhetit nga e drejta televizive që Federata ka fituar dhjetë vitet e fundit.

Ahmetaj, në një tentativë për t’iu shmangur përgjigjes, listoi disa nga arritjet e qeverisë dhe vijoi me listë pagesat e futbollistëve të klubeve më të njohura në vend.

“Te Skënderbeu, Kristi Vangjeli paguhet 100,000 lekë të reja në muaj, më pak se ekonomistja e klubit. Me këto listë pagesa, këta futbollistë nuk kanë pasur mundësi të hanë, jo të luajnë. De Sousa paska marrë 22,000 lekë të reja në muaj që kur ka hyrë në fushë. Trajneri i madh, Bujar Lubani merrte 36,000 lekë në muaj. Te Tirana,  Gugash Magani punonte pa lekë fare, e bënte nga pasioni, nuk merrte pagë. Pastaj kemi Klodian Dervishin e Partizanit, edhe ky pa lekë. Ze Maria merr 19,000 lekë, aq sa Ilion Lika. Astrit Nallbani merr vetëm 1 lek, paga bruto. Ndalemi te Vllaznia, Armando Cungu merr 544,000 lekë. Te Partizani, Alveshi merr 130,000 lekë në muaj, Alban Hoxha 100,000 lekë në muaj.

LEXO DHE :  Ja si e festoi Nexhmije Hoxha 16 tetorin!

Shifrat që përmend Ahmetaj janë ç’deklarohen zyrtarisht, teksa në të vërtetë, futbollistët paguhen shumë më shumë. “Dua të them që formalizimi në futboll është emergjencë,” përfundoi Ahmetaj.

“Përpara ligjit fiskal janë të barabartë dhe kanë detyrime të paguajnë tatime e taksa [individët dhe institucionet që kanë fituar imunitet fiskal]. Pse u dashka t’i jepet imunitet fiskal? “ tha Braçe para se deputeti Bashkim Fino t’i drejtohej Ahmetajt me “Bëj detyrën!”/ Anabelmagazine.com

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.