Fshehën 6 kg flori në çorape, arrestohen tre rumunë
Dritare.net
Dogana e Kakavijës në bashkëpunim me Policinë Kufitare evidentuan dhe më pas sekuestruan një sasi prej 6456 gr metal të dyshuar flori.
Evidentimi u bë gjatë kontrollit në mjetin me targa MAAK256, me të cilin udhëtonin nga Greqia në drejtim të Shqipërisë 3 shtetas rumunë.
Gjatë kontrollit, në kroskot dhe kokat e pasme të sedileve u gjetën 7 corape, brenda të cilave u konstatuan 21 copë zinxhirë të verdhë, të dyshuar flori, si edhe një peshore elektronike. Nga peshimi rezultoi se pesha e tyre ishte afërsisht 6456 gram.
U sekuestrua sasia e mallit, 1 peshore elektronike, mjeti me të cilin këta shetas udhëtonin dhe pasaportat e tyre.
Në lidhje me këtë ngjarje u kryen veprimet e nevojshme hetimore në ngarkim të shtetasve rumunë me iniciale S.S, P.S dhe Dh.S.