FSDKSH: Asnjë ilaç për zemrën nuk është hequr nga lista, rimbursimi ka disa alternativa

Në përgjigje të ankesës së disa pacientëve për trajtimin me njërin nga barnat antikoagolant që përmban lista e rimbursimit, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor sqaron se: Bari Rivaroxaban 20 mg nuk është  hequr nga lista e barnave të rimbursueshme 2018.
Udhëzimi për trajtimin e pacientëve që kanë nevojë për këtë antikoagolant është hartuar në bashkëpunim me Shërbimin e Kardiologjisë në QSUT, bazuar në rekomandimet e Shoqatës Europiane të Kardiologjisë.
FSDKSH sqaron gjithashtu se Lista e Barnave të Rimbursueshme përmban disa alternative hollues gjaku dhe të gjithë pacientët do të marrin mjekimin e duhur. V.D/Dritare.net/

LEXO DHE :  Policia: Protesta e opozitës do të zgjasë 4 orë. PD: Gënjeshtër, nuk ka afat

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*