From Vlora with love/ Të gjithë rrugët të çojnë në Sazan!

Vlora, nuk njihet më këtë sezon turistik. Çdo gjë në qytet flet për turizmin. Një nga rrugët më te populluara të qytetit në mëngjes, është rruga e Skelës, qe lidh qytetin me Portin. Aty dynden pushuesit ditorë që kane destinacion Sazanin e Karaburunin.

Janë 32 mjete të transportit lundrues të regjistruara, të cilat nisen në 9 nga porti e kthehen në buzë mbrëmje.

 

Dikur pas ’90 kjo rrugë e vogël ishte plot me shqiptarë që hynin në anije pa ditur ku do shkonin. Tani janë turistët që mbipopullojnë këtë port.

LEXO DHE :  Nazarko: Nëse Rama hedh lëndë kimike, do t'i fusja plumbin!

Kalata është e vogël për nje fluks kaq të madh të huajsh e shqiptarësh që në radhë, hipin ne anije, barka, skafe, për të bëre plazh ne ishullin përballë.

 

Po t’i thoshe një vlonjati në vitin 97 që qyteti yt, është bërë për turizëm, jo për luftë, do qeshte. Epo kohët ndryshojnë. From Vlora with love, është kartolina më e bukur e turizmit të këtij sezoni./dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.