Frikë nga çfarë hamë/ Gjenden gjilpëra në luleshtrydhe
E Diel 23 Shtator 2018, 14:02
Dritare.net
Luleshtrydhet ishin të importuara nga Australia, dhe ka pasur mbi 100 raporte se brenda tyre kanë gjetur gjilpëra.
Në fillim u mendua se ishte një shaka në Internet që po shpërndahej e njëjta foto shumë herë, por jo.
Luleshtrydhet e Australisë kishin vërtet gjilpëra brenda.
Nga deklaratat e dhëna nuk ka raportime për të sëmurë apo të lënduar nga konsumi i luleshtrydheve, por këshilluan që asnjë luleshtrydhe e ardhur nga Australia të mos konsumohet pa e kontrolluar mirë./E.B-dritare.net