Frekuentoni tualetet publike, ja çfarë duhet të keni parasysh!

Të ulesh apo të mos ulesh – kjo është çështja. Dashuria për trupin tuaj do të thotë të kujdesesh për shëndetin tënd dhe kur jeta të vendos në një situatë ku ka vetëm 2 opsione , të shkosh në tualet publik ose të poshtërohesh.

Ne, dritare.net  vendosëm të gjejmë më shumë për këtë problem delikat dhe të shohim nëse tualetet publike janë aq të rrezikshme sa mendojmë.

Dritare.net ka grumbulluar disa rregulla që do t’ju ndihmojnë të shkoni në tualete publike në mënyrë të sigurt.

1. Vendet më të rrezikshme janë ata që duken më të sigurta

Askush nuk e di me siguri se sa baktere ka në ulësen e tualetit ose në kapakun e saj. Kompania BioCote, mblodhi disa mostra nga banjat publike dhe rezultoi që më shumë se 50.000 mikroorganizma të ndryshme janë vazhdimisht pranë nesh. Mund të jetë e papritur, por vendi më i ndotur në banjë është lavamani.

2. Kushtojini vëmendje detajeve

Kur vizitoni një tualet publik, i kushtoni vëmendje disa gjërave para se ta përdorni atë. Në tualetin e duhur, duhet të ketë sapun, letër higjienike dhe orarin e pastrimit në mur. Kontrolloni vetë orarin: data duhet të jetë sot dhe intervalet kohore duhet të jenë jo më shumë se disa orë.

3. Zgjidh stendën e duhur

Është e habitshme, por sipas shkencëtarëve, edhe kur ka vetëm dy stenda në një banjë, njerëzit kanë më shumë gjasa të zgjedhin të dytën. Pra, kur të hyni në një banjë publike, shkoni në stendën e parë. Pak njerëz kanë shkuar atje, kështu që do të jetë më e pastër.

4. Kujdesuni ku vendosni gjërat

Nëse keni nevojë ta vendosni diku qesen ose gjërat tuaja, zgjidhni vendin më të sigurt,  jashtë tualetit. Por nëse nuk keni zgjedhje dhe askush nuk e mban çantën tuaj, mos i vendosni gjërat në dysheme. Vendi më i sigurt është rezervuari i tualetit.

LEXO DHE :  7 gabimet që nuk ju lejojnë të dobësoheni shpejt!

5. Uluni saktë

Pozicioni që ne marrim kur ulemi në një tualet nga këto të sotmit  është ai  90 °. Ky pozicion nuk s’është në rregull , sepse shkakton kapsllëk. Pozicioni 35 ° është normal, dhe mund të shmang dëmtimet. Nëse jeni në një tualet të tillë, thjesht mos prekni ulësen për të shmangur bakteret.

6. Mos vendos letra në ulëse

Shumë njerëz vënë letër higjienike në ulëse kur përdorin një tualet publik duket një vendim i mirë, por në fakt është vendim i keq. Vendet e tualetit janë ndërtuar në një mënyrë shumë të zgjuar. Forma e tyre dhe sipërfaqja e tyre e lëmuar nuk lejojnë që bakteret të përhapen. Letra thith lagështi dhe lejon bakteret të shumëfishohen.

7. Dilni nga tualeti me hijeshi

Kur të keni mbaruar, duhet të largoheni saktë nga tualeti. Mbyllni kapakun e tualetit menjëherë pasi të ngriheni dhe shkarkoni ujin vetëm pasi të keni mbyllur kapakun.

8. Lani duar shumë mirë

Lani duart shumë mirë sepse ka shumë mikroorganizma të dëmshme në duar. Mbani mend: ne prekim fytyrat tona nga 2 deri në 5 herë në minutë, që do të thotë që lehtë mund t’i fusim mysafirë të padëshiruar shumë afër gojës sonë, dhe bakteret  sulmojnë. Pra, çdo herë që shkoni në një tualet publik, gjithmonë duhet të lani duart me sapun për të paktën një minutë dhe mos të prekni fytyrën para se të lani të gjitha bakteret e padëshiruara. Pasi të keni mbaruar larja e duarve, duhet të largoheni në banjë pa prekur asnjë sipërfaqe.

Edhe pse ka shumë zëra që SST( sëmundje seksualisht të transmetueshme) mund ta marrësh nga tualeti ,por dritare.net ju sugjeron të qetësoheni, sepse është pothuajse e pamundur ta marrësh këtë lloj sëmundje./E.B- dritare.net

 

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.