Fqinjët mbajnë me bukë fëmijët e familjes në Fier
Dritare.net
“Kur erdhi Kryqi i Kuq, i kam thënë shkoni dhe troksini tek ajo derë, ndihmojini janë hallezhinj. U kam dhënë bulmet, arka me patate, janë të papunë, pa asgjë. Ma ndjen shpirti se kam vuajtur vetë. Ata dalin dhe mbledhin nëpër kazanë, na dhimbsen shumë, nuk kanë as sheqer nuk kanë në shtëpi. U blej herë pas herë makarona, ua jap.
“Janë hallexhinj, ne i ndihmojmë, i mbledhin ca gjejmë hekura, ua sjellim që tu mblejnë fëmijëve bukë” thotë një fqinjë tjetër
“Janë 7 vetë dhe ushqehen me kanace, fëmijëve u falim bukë, se na vjen keq”.
“Kur vij në shtëpi, dal dhe mbledh kanace, se nuk kemi bukë të hamë. Edhe mësimet i bëj, dal që të mbedh kanace se dua të ndihmoj babin. Njerëzit na japin bidona dhe ushqime. Unë i mbledh bidonat nëpër kosha, rrugës, kur i hedhin njerëzit i mbledh. Në shkollë marr nota shumë të mira, por nuk kam shumë kohë të mësoj se mbledh bidona. Babin e shikoj të lodhur, por ai nuk më lë të mbledh. Më shajnë shokët më thonë pse mbledh, u them dua të ha, ata më ndihmojnë, mbledhin me mua bidonë, më ndihmojnë shumë. Babi më thotë mos mblidh kanace por mëso, se po nuk mësove nuk ke ku të vësh. Njëherë në shkollë kisha marrë nota shumë të mira, mami më përqafoi edhe më tha kështu vazhdo mëso shumë, mos bjer nga mësimet! ” shprehet djali i vogël.
“Mamin e dua shumë shumë, se ajo ka vuajtur dhe më ka rritur mua. Kur të rritem dua të bëhëm parukiere. Dua të jem si gjithë fëmijët e tjerë” thotë vajza e familjes./BalkanWeb