Vlorën nuk do ta njohësh më këtë verë. Qyteti është i gjithë në ndërtim e sipër. Çdo gjë po ndryshon përditë. Qyteti i ngjan një kantieri gjigant që këtë verë do ketë marrë formë.
Lungomare i dha frymëmarrje qytetit dhe e ktheu në një qytet turistik, siç Vlora nuk ka qenë kurrë. Tani të gjithë dynden anës detit dhe çdo hyrje, pallat, kafe, restorant është plot.
Po njësoj e ca më mirë po del rruga e plazhit të vjetër, e gjitha e sapo përfunduar me kanalizime, sinjalistikë, rrugë vrapuesish dhe biçikletash.
Ndërsa ka mbaruar ballkoni i Vlorës, ka nisur puna nga FSHZH, në bulevardin Vlorë- Skelë, një segment i të cilit, do përfundojë këtë vere.
Sakaq ka mbaruar dhe nuk njihet sheshi përballë Teatrit , shkolla Ali Demi dhe po përfundon hoteli i madh në Sheshin e Flamurit.
https://youtu.be/bOBkB6I76Cc
Puna ka nisur edhe për rehabilitimin e Sheshit Justin Godard dhe gjithë zonës së Vlorës së vjetër, që po bëhet e re.
Nuk ka qytetar vlonjat që të mos shprehë kënaqësi për fytyrën e re të qytetit, ku nuk u vu dorë 27 vjet. Tani të gjithë po presin aeroportin, që do e ktheje Vlorën në destinacionin nr 1 të turizmit shqiptar./dritare.net/