Kur aktorja e madhe, Tinka Kurti, festoi 85 vjetorin, në një aktivitet të zhvilluar më datë 19 dhjetor në Shkodër, djali i saj nuk ishte i pranishëm. Ai jetonte me familjen e tij në Kanada. Por, ai i dërgoi një video-mesazh surprizë ku i thoshte: “Nana ime të dua shumë”. Kjo gjë përloti aktoren dhe gjithë të pranishmit, sic duket edhe në foto e mëposhtme. Djali i aktores, Zef Kurti, u nda nga jeta, pas një infarkti./L.P./Dritare.net