Fotomontazhi në gazetë kundër qeveritarëve, arrestohet gazetari në Greqi
E Enjte 14 Qershor 2018, 23:11
Dritare.net
Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ka publikuar në faqen e parë të gazetës “Makeleio” disa fotomontazhe të Aleksis Tsipras dhe Nikos Kotzias të gjakosur, ndërsa Presidenti Prokopis Pavlopoulos shihet i shtrirë në tokë nga plumbat.
“Në kohë lufte, zoti President i Republikës ekzekutohet“, shkruhet në gazetë, ndërsa e gjitha ka të bëjë me marrëveshjen mes Greqisë dhe Maqedonisë për emrin.
“I dhanë Maqedoninë tonë shqiptarëve-sllavë me emrin e rremë “Maqedonia Veriore“, shkruhet në këtë artikull.
Ai është arrestuar jashtë redaksisë me motivacionin se ka konsumuar vepër penale, dhe publikimi i fotove mund të nxisë ndonëj krim./ I.M-Dritare.net