Foto/ Zbulohet ‘misteri’ i Lojërave Olimpike, turpëroi Brazilin
Dritare.net
Kjo është një pikëpyetje që ka munduar shumëkënd.
Uji dukej i turbullt dhe i pistë.
Organizatorët kanë nisur të thajnë dy pishinat që u bënë jeshile për t’i mbushur me ujë të pastër.
Por çfarë ka ndodhur?
Fillimisht organizatorët nuk dhanë asnjë shpjegim, duke lënë mediat të spekulojnë se dikush ka urinuar në ujë.
Por tashmë zyrtarët e kanë një përgjigje.
Ata thonë se ishte faji i një kontraktori.
Kompania kontraktore ka hedhur peroksid hidrogjeni në pishina. Substanca ka vepruar me klorin duke e bërë ujin me ngjyrë jeshile.
Peroksidi i hidrogjenit është një agjent deklorizues, që nënkupton se zhbën atë që duhet të bëjë klori- vrasjen e mikrobeve dhe pastrimin e ujit.
Kjo mund të shpjegojë faktin se uji dukej i pistë.
Zyrtarët thanë se uji nuk përbënte ndonjë rrezik për atletët, edhe pse tani kanë nisur të thajnë pishinat.
“Është diçka e turpshme për ne,” tha një zëdhënës i Rio 2016.