Foto/ Vrasja në Vlorë, viktima dhe autori ishin shokë me njëri-tjetrin
E Premte 11 Nëntor 2016, 15:03
Dritare.net
Pas një sherri për motive të dobëta mes dy 23-vjeçarëve në Vlorë, mbeti i vrarë shtetasi Fabjon Veizaj. Ai u qëllua me armë automatik pranë banesës së tij dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme për shkak të plagëve të rënda. Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e vrasjes, Marjo Ribaj, rreth 23 vjeç, gjithashtu banues në fshatin Vranisht.
Shkak i ngjarjes dyshohet të ketë qenë një konflikt mes dy të rinjve, i cili ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve. Mësohet se dy të rinjtë janë konfliktuar një natë më parë me njëri-tjetrin, por ndërhyrja e banorëve të zonës solli edhe shuarjen e sherrit mes tyre. Gjatë mesditës së sotme, Veizaj dhe Ribaj janë përleshur sërish dhe grindja ka përfunduar në vdekjen e Veizajt.