Me rastin e 75- vjetorit të Konferencës së Pezës është organizuar një aktivitet në Pezë me përfaqësues të ekzekutivit, deputetë e drejtues të pushtetit vendor. Nuk kanë munguar as veteranët dhe përfaqësuesit e Partisë Komuniste, të cilët kishin marrë me vete edhe foton e diktatorit Enver Hoxha. Nostalgjikë për të shkuarën, veteranët kishin vendosur ta “çonin” sërish Enver Hoxhën në Pezë, duke ua lënë në dorë disa fëmijëve. Konferenca e Pezës është një ngjarje e rëndësishme, pasi shënon bashkimin e shqiptarëve kundër pushtuesve nazifashistë./Dritare.net