Por një detaj tjetër që kemi vënë re dhe na pëlqen është fakti se mami Vesa ka ardhur vërtet në formë, edhe pse vetëm disa javë pas lindjes së Lian-it të vogël. Ajo është shfaqur mjaft elegante dhe me ëmbëlsinë që e ka karakterizuar gjithmonë.
Në fotot që këngëtarja ka postuar vetë në llogarinë e saj në Instagram, ndjekësit e kanë komplimentuar pamjen e Vesës dhe e kanë përgëzuar që ajo ka arritur të mbajë veten në formë edhe pas lindjes.