Foto/ Tiranë, puseta në rrugë shkakton aksidentimin e një vajze
Dritare.net
Rreth orës 19:00, raporton neësbomb.al, te rruga e Liqenit, përballë “Farit”, shoferja e re po udhëtonte me 15km/h pasi kishte bërë pazar pak metra më tutje por befas ka ndjerë një zhurmë të madhe dhe më pas “airbagun” që t’i përplasej në fytyrë.
Disa djem të ndodhur rastësisht aty kanë nxituar për t’i dhënë ndihmën e parë ndërsa kanë vënë re pustën e ngritur që nuk mund ta gjeje as me magji, pasi mungonte sinjalistika dhe ndriçimi në rrugë. Sipas raportimit të drejtueses së mjetit në newsbomb.al. skenën e ka parë edhe një polic që thjesht ka qeshur dhe i ka kërkuar të spostojë makinën pasi kishte bllokuar rrugën.
Drejtuesja e mjetit thotë se nuk e ka lëvizur makinën që nga mbrëmë dhe se dikush duhet të mbajë përgjegjësi për jetën që iu rrezikua si dhe dëmin material që i është shkaktuar makinës së saj.
Por askush nuk ka shkuar të vlerësojë dëmin ndërsa vetëm ditën e sotme është vendosur një sinjalistikë pikërisht në pusetën që mund të ishte shndërruar në “pusetën e vdekjes”.