Foto/ Sulm terrorist në Turqi. Autori hodhi veten në erë në mes të dasmës
E Shtunë 20 Gusht 2016, 23:11
Dritare.net
Mediat turke raportojnë se behet fjale per nje shperthim kamikaz. Autori, hodhi veten në erë në një dasmë, ku kishte shume njerez.
Ngjarja ndodhi në Gaziantep, qytet në kufi me Sirinë, teksa raportohet se shumë persona kanë humbur jetën. Guvernatori i qytetit Gaziantep tha se ngjarja është një sulm terrorist. Pamjet flasin vete.
Deri tani askush nuk e ka marrë përsipër sulmin vetëvrasës, teksa nuk dihet asgje per kamikazin.