Foto/ Skandalet seksuale më të bujshme të liderave botërorë
Dritare.net
Ajo që njohim dhe që lidhet ngushtë me aktualitetin, pasi Hillary Clinton tashmë kandidon për Presidente të SHBA-ve, është lidhja midis ish-presidentit Billl Clinton dhe asistentes Monica Lewinsky. Kur Monica ishte vetëm 22-vjeçe, nisi të punonte si internship në Shtëpinë e Bardhë. Aty u njoh me presidentin me të cilin pati dhe një marrëdhënie, mirëpo nga dëshmia e këtij të fundit u mohua të ishte një marrrëdhënie seksuale. Nga zbulimet e mëvonshme, dëshmia e Clinton u konsiderua e rremë dhe ai përpos largimit nga posti i Presidentit, pati dhe pasoja të tjera ligjore. Kjo nuk është lidhja e vetme jashtëmartesore e Bill. Mediat zbulojnë dhe një “takim seksual” të tijin me Gennifer Flowers si dhe akuzat seksuale që u ngritën ndaj tij nga ana e Paula Jones dhe që rezultuan në një penalitet prej 850,000 dollarësh.
Ka shumë histori të tilla që lidhen me liderat e Bolivisë. Fillojnë me presidentin Evo Morales, i cili pati një lidhje jashtëmartesore për dy vjet me adoleshentetn Gabriela Zapata në vitin 2005. Çifti pati dhe një fëmijë në vitin 2007, por Zapata deklaroi që fëmija kishte vdekur. Pas tetë viteve, një e afërme e Gabrielës rrëfeu se fëmija ishte gjallë dhe quhej Ernesto Fidel.
Shumë emra grash dhe vajzash janë bërë protagoniste të historive jashtëmartesore të ish-presidentit venezuelian Hugo Chavez. Por, më e njohura prej tyre, është supermodelja Naomi Campbell, e cila kur u pyet për Chavez, tha: “Presidenti nuk është si gorrilla që e përshkruajnë. Më ngjan më shumë me një dem!” E dashura e tij më e hershme ishte Herma Maksman, me të cilën pati një marrëdhënie jashtëmartesore dhjetë-vjeçare, ndërkohë që ishte ende i martuar.
Ish-kryeministri britanik John Major dhe ministrja Eduina Currie e mbajtën të fshehur marrëdhënien e tyre për katër vite, derisa u zbulua nga njëra nga ish-të dashurat e tij. Kur lajmi u zbulua, bashkëshortja e fali Major, ndërkohë opinionistë të ndryshëm nuk gjykonin tradhëtinë e kryeministrit, por “shijet e tij të këqija për gratë”.
Pena Nieto, ish-presidenti i Mexico-s, nuk ishte pikërisht bashkëshorti më besnik. Ndërkohë që ishte i martuar me Monica Pretelini, ai pati një fëmijë me Maritza Hernandez, por dhe një fëmijë me një grua të paidentifikuar. Kur Pretelini vdiq në vitin 2007, ai nisi një marrëdhënie me aktoren Angelica Rivera.
Jeta romantike e Fidel Castros ishte po aq e zhurmshme sa jeta e tij politike. Me shtatë fëmijë nga shtatë nëna të ndryshme, është e habitshme sesi gjente kohën për të drejtuar shtetin komunist kubanez. Njëra nga lidhjet më interesante ishte ajo me Marita Lorenz. Lorenz, fillimisht një agjente e infiltruar e CIA-s, u dashurua kaq shumë pas Fidelit sa nuk guxoi ta helmonte atë sipas udhëzimeve të CIA-s.
Robert Mugabe, ish-presidenti i Zimbabves, kishte një jetë personale po aq mizore sa dora me të cilën drejtonte shtetin. Ndërkohë që bashkëshortja e tij ishte në prag të vdekjes, Mugabe nisi një lidhje jashtëmartesore me sekretaren Grace Marufu, me të cilën më vonë u martua.
Ish-presidenti John F.Kennedy pati një sërë lidhjesh, por më e famshmja ishte ajo me aktoren Marilyn Monroe. Ata u takuan për herë të parë më 24 mars 1962 dhe dy muaj më vonë ajo i këndoi atij “Gëzuar ditëlindjen z.President”.
Kur ish-bashkëshortja e Francois Hollande u pyet sesi ishte të zbulonte që ai e tradhëtonte, ajo tha: “M’u duk sikur rashë nga një lartësi e madhe”. Lidhja jashtëmartesore midis Hollande dhe aktores Julie Gayet u zbulua në vitin 2014, kur revista Closer publikoi disa fotografia të tyre.
Kur vjen puna tek Silvio Berlusconi historia ndërlikohet paksa. Sipas mediave italiane, ai mban rekord skandalesh seksuale. Në vitin 2011, ish mbretëresha malazeze e bukurisë Katarina Knezevic, zbuloi se ishte në një lidhje me të që prej dy vitesh. Ndërkohë dhe bukuroshja e ekranit Nicole Minetti ka treguar se me ish-kryeministrin italian përjetoi “dashurinë e vërtetë”.
Vladimir Putin njihet për aftësinë e tij për të mbajtur sekrete. Putin u divorcua nga bashkëshortja në vitin 2014 pas 30 viteve martesë dhe që prej tetë viteve mendohet të jetë i lidhur me ish-gjimnasten olimpike, Alina Kabayeva./anabel.al