Foto/ Si po pushojnë VIP dhe një listë me qejfllinjtë e ekranit shqiptar

Mjafton të hapësh Instagram-in dhe të dalin përpara foto të personazheve shqiptarë duke pushuar sa në njërin plazh në tjetrin .VIP-at tanë të ekranit shqiptar mund t’i kategorizojmë në një tjetër listë; atë të mënyrës se si kalojnë ditët e pushimeve.

Pushimet “për qejf të shpirtit”

Pëpara se të fillojnë me organizimin e dasmës, Xhensila dhe Besi pas mbylljes së një sezoni të ngarkuar në karrierat respektive u arratisën për disa ditë pushimi në Cancun të Meksikës. Duke parë fotot e tyre kuptojmë që Besi dhe Xhensila ia kanë bërë qejfin vetes deri në maksimum duke eksploruar këtë vend të bukur të cilin gjithsecili nga ne do të donte ta vizitonte.

Pushime “familjare”

Javën e kaluar moderatorja e “Thumb” ka pushuar me partnerin dhe djalin e saj në brigjet e detit Jon. Duke parë fotot në rrjete sociale Fatma na ka lënë të kuptojmë se i ka shijuar shumë këto ditë, duke qenë se iu bashkua edhe motra e saj me të cilën ka një lidhje të veçantë.

Por kot nuk i kemi quajtur pushime familjare. Në një status në Facebook Fatma tregoi se në fakt për të ato nuk quheshin tamam pushime duke qenë se të bësh plazh me një fëmijë të vogël me vete ka më tepër përkujdesje dhe përgjegjësi. “Mund të durohet fakti që pushimet me fëmiun nuk janë pushime fare në fakt, por një super lodhje me kohë të plotë.

Mes orareve 8.30-12.30 dhe 18.00-21.00 për t’u respektuar, lyerje ngjyerjet me krem, fryrje shfryrje komerdaresh, vrap sa në breg dhe në ujë. Shto këtu lojëra të shpikura çdo 10 min, se aq zgjat interesi, jo hengri apo ca hengri, vrapi 20 herë në dite te tualeti i plazhit, kaka, cici (ndonjëherë kot dhe për qejf, thjesht për të luajtur me një zorre uji aty).

Ca shpërthime histerike mes plazhit apo në korridorin e hotelit dhe ti që edhe pse po vdes nga nervat dhe sikleti, duhet të besh fytyrën e embel dhe të buzeqeshur e zërin e qetë të zonjës Eni me një krijesë që duket si e poseduar, po helbete kalama…”,- shkruan Fatma në Facebook.

Pushime “aristokratesh”

Gjithnjë kanë zgjedhur ndryshe nga rrjedha, Elia Zaharia dhe Princi Leka II kanë preferuar të shijojnë disa ditë pushimi. Ata kanë zgjedhur të shijojnë bukurinë e Francës dhe ndryshe nga gjithë të tjerët që turren në schuma party, nga natyra që e karakterizon kane preferuar qetësinë dhe rehatinë që të ofron një vend kaq i mrekullueshëm.

LEXO DHE :  Pushimet e para për Khloe, Zaimina: Faleminderit Zot!

Pushime ”si një çift i sapomartuar”

Ndryshe nga kolegia e saj, Aulona Musta është arratisur me bashkëshortin e saj për disa ditë në Lefkada të Greqisë. Vetëm duke i ndjekur në Instagram, pa i njohur, të duket sikur çifti ka shijuar një muaj mjalti me plot kuptimin e fjalës, vetëm për vetëm edhe pse me siguri e kanë ndjerë mungesën e vajzës së tyre çamarroke Amara. Party në jahte e shëtitje në det janë plane të cilat të gjithë do të donim t’i përfshinim në pushimet tona e duket se Aulona i ka dhuruar vetes një verë të paharrueshme.

Pushime “photoshooting”

Irena Kita nuk publikon foto me partnerin e saj në rrjete sociale. Aktualisht ajo ndodhet me pushime dhe ndërkohë që e ndjekim në rrjete sociale ajo kujdeset të na tregojë se jo vetëm që po kënaqet por po bën edhe disa foto të mira për t’u postuar e për të na bërë ne ta kemi zili.

Pushime “të paharrueshme në shtëpi”

Duke parë fotot e Angela Martinit në rrjete sociale, t’i kupton se modelja e njohur po bën qejf të paparë edhe pse në fakt nuk ka shkuar hiçgjëkundi. Ajo na ka treguar se të kesh një shtëpi me pishinë të jep mundësinë të bësh disa pushime të mira edhe pa dalë nga pragu i shtëpisë.

Pushime “videoklipesh“

Silva Gunbardhi dhe Dafi Derti nuk dihet se ku janë duke i kaluar këto ditë të nxehta gushti por në rrjete sociale këngëtarja shfaqet duke shijuar një gotë shampanjë në bordin e një jahti. Nese të gjithë mendoni se përse i kemi klasifikuar kështu pushimet e tyre, po ju zbulojmë se çifti nuk është duke pushuar por Dafi po xhiron videoklipin e tij më të ri. Pra nuk bëhet fjalë për ditë qejfi por për punë.

Pushime “rreth botës për pak ditë“

Ky është grupi i pushimeve që të gjithë i kemi ëndërruar. Të hipësh në bordin e një anijeje apo jahti dhe të shëtitësh me të vende të ndryshme të botës. Këtë gjë ka bërë Emina Çunmulaj dhe bashkëshorti i saj multimiliarder. Brenda pak ditësh ata kanë udhëtuar në disa shtete si Mali i Zi, Greqi, Kroaci etj. Kështu Emina ka marrë me vete pak nga shija e çdo vendi ku ka kaluar./blitz.al



Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.