Foto/ Shpërthimi në makinë, kush është biznesmeni që humbi gjymtyrët në Vlorë
E Premte 23 Nëntor 2018, 18:06
Dritare.net
Si pasojë e një shpërthimi në makinë ka mbetur i plagosur rëndë shtetasi Agron Alushaj 48-vjeç.
Alushaj, mësohet se ka humbur gjymtyrët ndërsa ushtron aktivitetin e tij në fushën e biznesit.
48-vjeçari është pronar i një guroreje në Drashovicë, ndërsa ka edhe dëmtime të rënda në të gjithë trupin./ I.M-Dritare.net