Foto/ Shampanja, ngjyra trend e flokëve për Vitin e Ri
E Shtunë 29 Dhjetor 2018, 09:09
Dritare.net
Hija bionde, me nuanca të arta për flokët tashmë është kthyer në trend në Instagram. Biondia e artë, ose e akullt dhe shampanja janë përzierjet ideale të ngjyrave të flokëve. "Kur rrënja është më e ngrohtë dhe shkrihet në këtë bionde të ndritshme, ngjyrë bezhë me një nuancë të artë, ngjan me një gotë shampanjë.",- thotë një nga parukierët më të mëdhenj në SHBA. Dritare.net ka sjellë për ju, në fotogalerinë më poshtë, trendet më të bukura të shampanjës, si ngjyrë folkësh./K.C/dritare.net