Mund të shkoni në vendet më të bukura për një selfie të përkryer, por sigurisht nuk do të shkonit aq larg sikur këta fotografë të guximshëm.
Adhuruesit e adrenalinës janë ngjitur në ndërtesat më të mëdha të botës, janë zhytur në fund të oqeanit dhe madje janë fotografuar me kafshët më të rrezikshme – vetëm për një foto të mirë.
Disa prej selfieve që do t’i shihni më poshtë janë mjaft të rrezikshme, si për shembull selfie e bërë në maje të kullës TV në Tartu – ose tjetra në krahun e statujës së Krishtit në Brazil, transmeton Gazeta Express.
Në një set fotosh më poshtë, ju do të mund t’i shihni selfiet më të rrezikshme të botës.